Chelsea nuk i ofron rinovimin, Pedro Rodriguez përgatit lamtumirën!
BKT
Sport

Chelsea nuk i ofron rinovimin, Pedro Rodriguez përgatit lamtumirën!

Pedro Rodriguez është drejt fundit të aventurës me Chelsean me të cilët ka një kontratë deri në fund të sezonit aktual.

Palët nuk kanë dhënë asnjë sinjal për rinovimin dhe dëshira e 32-vjeçarit është Barcelona për të cilët tha se është gati të lërë gjithçka për t’u ribashkuar. Ai zbuloi se në verë katalanasit u interesuan për të por drejtuesit nuk donin të privoheshin prej tij ndaj dhe gjithçka u mbyll shpejt. Për sulmuesin spanjoll ekipi që ka shfaqur më shumë interes është West Ham për të cilët Pedro nuk e refuzoi por tha se në pranverë gjërat do të jenë më të qarta për të ardhmen e tij.