Protestë para ambasadës së Malit të Zi, thirrje fyese për Gjukanoviqin
BKT
Rajoni dhe Bota

Protestë para ambasadës së Malit të Zi, thirrje fyese për Gjukanoviqin

Huliganët e klubit nga Beogradi, Partizani, kanë protestuar para ambasadës malazeze në kryeqytetin e Serbisë.

Ata kanë bërë thirrje fyese kundrejt presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, transmeton Indeksonline.

Kjo protestë u organizua për të përkrahur serbët që jetojnë në Malin e Zi, të cilët po protestojnë kundër një projekt-ligji për komunitetet fetare.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur përplasje në kuvendin malazez kundër këtij ligji.

Po ashtu banorët e komunitetit serb kanë bërë protesta dje, duke bllokuar qarkullimin në disa rrugë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota