20:41 / 27.12.2019
Oliver Spasovski, kryeministër teknik
Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se kryeministri teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme Oliver Spasovski.
Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për çështje ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për punë dhe politikë socialë, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për marrëdhënie ndërkombëtare i LSDM-së
Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, nesër do të mbahet në kompleksin Ilindenska.























