Maqedoni, gratë kërkojnë fuqizimin e rolit të tyre në politikë
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni, gratë kërkojnë fuqizimin e rolit të tyre në politikë

Para organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë intensifikuar më shumë zhvillime që në fokus kanë rolin e grave në proceset politike.

Por, aktivistet për të drejtat e grave thonë se politikanët meshkuj këtë e bëjnë sa për “sy e faqe” për të plotësuar normat ligjore, por realisht ata janë larg demonstrimit të vullnetit për të ndarë pushtetin me gratë dhe aq më pak të vendosin që pozitat udhëheqëse t’i lënë në duart e grave.

“Një grua politikane e aftë dhe e përkushtuar ndaj aktivitetit të saj, në Maqedoninë e Veriut e ka shumë më të vështirë të realizojë idealet e saja sesa një grua politikane p.sh në vendet skandinave, kjo për arsye të mbisundimit të mentalitetit patriarkal dhe veprimit të normave zakonore”.

“Mosfunksionimi i sistemit të meritokracisë gjithsesi nuk mundet t’i mëveshët vetëm përkatësisë gjinore apo asaj etnike, moszbatimi i këtij standardi është problem më gjithëpërfshirës, mirëpo përskaj shumë vështirësive, problemi qëndron edhe tek mjedisi politik dhe ai publik në të cilin duhet të veprojnë gratë në RMV”, thotë Arta Semnai Bakiu duke nënvizuar se duhet krijuar opinion publik përmes mediave dhe sektorit civil që drejtimi i institucioneve dhe pozitave vendimmarrëse mos shihet me skepticizëm nëse u besohen grave.

“Gruaja në vendin tonë nuk duhet të insistojë të përballet me burrat, por duhet të shikojë veten në të njëjtin nivel me ta dhe të imponojë rolin bashkëpunues. Këtë ka guxim ta bëjë gruaja sepse vetëm ajo me këmbëngulje i përkushtohet idesë dhe punës që ka në plan ta realizojë. Unë sinqerisht fascinohem ndaj veprimit politik të një gruaje në RMV, pikërisht për shkak të energjisë së saj për tu përballur me një rreth jo shumë të përgatitur për t’i pranuar gratë si të barabarta”, thotë Selmani.

Aktivistet për të drejtat e grave thonë se është e diskutueshme roli i femrës dhe brenda partive politike.

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota