16:50 / 01.01.2020
Besart Berisha shpallet futbollist i dekadës në Australi
Tifozët e Ligës së Australisë e kanë shpallur Besart Berishën si futbollistin më të mirë të dekadës.
Ylli kosovar është golashënuesi më i mire në histori të A-League.
Këtë sukses ai e arriti te skuadra e Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe së fundmi te Western United.
Berisha do të mbetet emri më i njohur që ka luajtur në futbollin australian.























