15:33 / 02.01.2020
Bullgaria siguron ndihmë falas për vendet e Ballkanit Perëndimor
Qeveria miratoi ndihmë falas financiare për zhvillimin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Shuma nga 1 milion euro është për realizimin e 35 projekteve në 8 vendet e lartpërmendura. Projektet janë për shtimin e cilësisë së arsimit dhe për garantimin e aksesit të barabartë në kushtet e mjedisit multikulturor, për përkrahjen e shëndetësisë me cilësi më të larta, duke përfshirë edhe për fëmijë me aftësi të kufizuara, për mbështetjen e demokracisë dhe për formimin e një shoqërie aktive civile nëpërmjet inkurajimit të të rinjve në nivel regjional.























