Greqia publikon listën e vendeve të sigurta për kthimin e azilkërkuesve
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia publikon listën e vendeve të sigurta për kthimin e azilkërkuesve

Si pjesë e një plani për të ulur numrin e refugjatëve dhe migrantëve që kërkojnë azil në Greqi, autoritetet helene kanë lëshuar një listë me 12 vende, të konsideruara si të sigurta për t`u kthyer.

Mes këtyre vendeve renditet edhe Shqipëria.

Shumica e atyre që kërkojnë azil në Greqi vijnë nga Mesdheu dhe Azia, veçanërisht Afganistani, por edhe Siria, të cilët ikin nga lufta civile, transmeton oranews.

Lista e vendeve të konsideruara të sigurta për migrantët në Greqi, të cilët më pas do të mund të dëboheshin, përbëhet nga:

1- Gana
2- Senegal
3- Togo
4- Gambia
5- Maroku
6- Algjeria
7- Tunizia
8- Shqipëria
9- Gjeorgjia
10- Ukraina
11- India
12-Armenia

Lista u publikua pas një vendimi të marrë nga ministria e Jashtëm dhe ajo e Mbrojtjes së Qytetarëve, bazuar legjislacionin e ri grek për aplikimin për azil.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota