Mbi 5793 persona morën shtetësi bullgare
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbi 5793 persona morën shtetësi bullgare

5793 veta morën shtetësi bullgare për 9 muajit e parë të vitit 2019. Këtë e njoftoi komisioni për dhënien e shtetësisë bullgare pranë nënpresidentes Ilijana Jotova.

Sipas kërkesave ligjore i huaji që dëshiron të marrë shtetësi bullgare duhet të vërtetojë prejardhjen bullgare, të ketë statusin e refugjatit ose të ketë merita të veçanta ndaj shtetit. Gjatë vitit 2018 shtetësi bullgare morën 8 362 veta.

Për periudhën nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019 u botuan 142 dekrete për 6 367 raste për ndryshime në shtetësinë bullgare. 409 veta rivendosën shtetësinë bullgare. Kjo bëhet e qartë nga raporti i nënpresidentit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota