Fillon ndeshja, Kosova kundër Suedisë për të treguar se kemi të ardhme
BKT
Sport

Fillon ndeshja, Kosova kundër Suedisë për të treguar se kemi të ardhme

Ka filluar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës.

Ndeshje kjo që do të zhvillohet në Doha të Katarit, është një rast i mirë për të treguar se rezultatet e vitit të kaluar nuk ishin vetëm rastësi, dhe se Kosova ka të ardhme.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga, ndërsa ndeshjen e ka nisur me tre lojtarë të Prishtinës, Bekaj, Thaqi dhe Bekteshi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës janë nga jashtë Kosovës.

Duhet theksuar sa gjatë ditës së djeshme Challandes ka deklaruar se kjo ndeshje është një rast I mirë për të gjithë lojtarët për të treguar se çfrarë mund të tregojnë.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje që po zhvillohet sot në Doha të Katarit.