Elezi: Vazhdojnë investimet nëpër komunat e Maqedonisë

Elezi: Vazhdojnë investimet nëpër komunat e Maqedonisë

Zëvendësministrja e Financave, Shriet Elezi njoftoi se “Komunës së Sarajit i ndahen dhe 12.7 milionë denarë për adaptim dhe zgjerim të ndërtesës së komunës, në suaza të projektit të MSIP të financuar nga Ministria e financave dhe Banka Botërore.

Ajo shton se disa muajve është bërë furnizimi me makinerinë speciale për mbledhjen e mbeturinave dhe kontejnerëve për mbledhje të mbeturinave në vlerë prej 7.3 milion denarë në gjithë territorin e komunës dhe me këtë investimi në komunën e Sarajit, sipas Elezit, tejkalon 19.6 milion denarë.

“Shfrytëzues të këtyre granteve janë gjithsej 78 komuna prej të cilave 61 janë komuna rurale ndërsa 17 janë komuna urbane. Me mjetet e Bankës Botërore dhe IPA grantin financohen projekte infrastrukturore që sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin social dhe territorial të vendit dhe ndikojnë në zvogëlimin e dallimeve rajonale përmes ndërtimit dhe përmirësimin e infrastrukturës e mjediseve rurale. Që nga muaji korrik i vitit 2018, të gjitha 78 komunat nënshkruan marrëveshje për IPA grant me Ministrinë e Financave, me ç’rast disa komuna marrin pjesë me më shumë se një nën-projekt dhe kanë projekte në faza të ndryshme të zbatimit dhe e gjithë kjo konfirmon angazhimin e Qeverisë për të mbështetur projektet e ndryshme të komunave në vend”, sqaron mes tjerave zëvendësministrja Elezi.


MË SHUME NGA Rajoni