17:44 / 21.01.2020
Trepça 89 fiton miqësoren ndaj Drenicës
Trepça’89 dhe Drenica kanë zhvilluar sot një miqësore kontrolluese.
Ndeshja e zhvilluar në fushën ndihmëse në Mitrovicë dhuroi spektakël, ku u shënuan gjithsej pesë gola.
Saktësisht, ndeshjen e fitoi Trepça’89 e drejtuar nga Shpëtim Idrizi me rezultat të ngushtë, 3:2.
Ndryshe, të dyja skuadrat po vazhdojnë të përgatiten para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.
Si Trepça’89, ashtu edhe Drenica synojnë ta sigurojnë mbijetesën këtë edicion në elitë.























