17:14 / 22.01.2020
Prishtina “rrah” keq skuadrën bullgare
FC Prishtina i ka nisur me fitore miqësoret në përgatitjet që po zhvillon në Turqi.
Kryeqytetasit e kanë mposhtur me rezultat bindës skuadrën bullgare, Arda (5-0), sfidë kjo e zhvilluar sot.
Ahmed Januzi dhe Oto John shënuan nga dy gola, derisa një gol e realizoi Hila.
Prishtina në ditët vijuese do të zhvillojë edhe disa ndeshje tjera miqësore në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për pjesën e dytë të garave në IPKO Superliga e Kosovës në futboll.























