Janari i “nxehtë” për Milanin, synohet De Paul, Paqueta në shitje
Orë të zjarrta për merkaton e Milanit. Kur mbeten edhe 9 ditë nga mbyllja e merkatos së dimrit në zyrat e klubit kuqezi ndodhen shumë agjentë për të diskutuar për operacionet në hyrje por edhe për ato në dalje.
Pasditen e sotme në Casa Milan është parë Agustin Jimenez, agjenti i Rodrigo De Paul, Marias Zarachos por edhe i Angel Correas si dhe Eduardo Uran, agjenti i Lucas Paquetas.
Pikërisht braziliani mund të jetë i larguari i radhës nga klubi kuqezi ndërkohë që vendin e tij në skuadër mund ta marrë argjentinasi Rodrigo De Paul, një lojtar që pëlqehet shumë nga tekniku i kuqezinjëve Stefano Pioli.
Edhe Zaracho, trekuartisti i talentuar argjentinas pëlqehet shumë, teksa kostoja e kartonit të tij shkon deri në 18 milionë euro.
Për Paquetan interesohet Paris Saint Germain, por brazilianët nuk ofrojnë më shumë se 20 milionë euro, ndërkohë që kuqezinjtë synojnë të arkëtojnë rreth 30 milionë euro.























