I shumëkërkuari Dembele sqaron të ardhmen e tij
BKT
Sport

I shumëkërkuari Dembele sqaron të ardhmen e tij

Moussa Dembele është i gatshëm të qëndrojë te Lyon – të paktën deri në fund të sezonit.

Manchester United raportohet se ka dërguar një skaut për të parë sulmuesin Dembele në përplasjen e së martës në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës me Lille, me 23-vjeçarin që shënoi një penallti në pjesën e parë.

Dembele, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Chelsea dhe Tottenham, u bashkua me Lyon në vitin 2018 dhe nuk po nxiton të largohet, përcjell lajmi.net.

Ai u tha gazetarëve pas ndeshjes: “Unë jam një lojtar i Lyon dhe do të qëndroj i tillë deri në fund të sezonit”.

“Unë nuk mendoj se do të ketë një largim këtë dimër. Shumë gjëra janë duke u thënë, por më takon mua që ta injoroj këtë dhe të mbetem i përqendruar në fushë”.