Xavi: Një ditë dua të jem trajner i Barcelonës
BKT
Sport

Xavi: Një ditë dua të jem trajner i Barcelonës

Pas shkarkimit të Ernesto Valverdës ishte folur shumë për një kalim të mundshëm në stolin “blaugrana” të Xavi Hernandezit, por një gjë e tillë nuk u realizua.

Tani, pas emrimit të Quique Setin si trajner të Barcelonës, ai (Xavi) ka dhënë një intervistë ku ka shprehur interesimin për ta drejtuar Barcën në të ardhmen.

“Nuk është sekret, unë dua të jem trajner i Barcelonës një ditë. E kam thënë këtë shpesh herë, të gjithë e dinë se e dua Barcën nga thellësia e zemrës”, është shprehur ai.