Osmani: 2020 është vit i Ballkanit Perëndimor
BKT
Rajoni dhe Bota

Osmani: 2020 është vit i Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri Osmani, sot kishte fjalën e tij para Komisionit për Çështje Evropiane me rastin e marrjes së Kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Republikës së Kroacisë.

“Urime për Republikën e Kroacisë, gjithashtu edhe Ambasadores SH.S. Tiganj, për kryesimin e parë historik me Këshillin e Unionit Evropian, për fillimin e shkëlqyer tëkryesimit, për programin ambicioz, si dhe për prioritetet e caktuara precize dhe korrekte për këto gjashtë muaj”- theksoi Osmani duke potencuar se viti 2020 nuk është vetëm vit i Republikës së Kroacisë, po ashtu është edhe vit i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vit i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“2020 vit i Maqedonisë së Veriut, sepse këtë vit, pas tre dekadash, e realizojmë qëllimin tonë të parë strategjik, anëtarësimin në NATO, dhe unë jam i bindur, se këtë vit do t’i fillojmë edhe negociatat për anëtarësim në BE” – shtoi Osmani. Në këtë drejti ai potencoi se më me rëndësi është që vendimi të merret dhe negociatat të fillojnë sa më shpejtë që është e mundur, që të vazhdojë procesi reformues, si dhe ndërtimi i shtetit evropian, me institucione të fuqishme demokratike dhe respektim i plotë i të drejtave fondamentale dhe barazi të të gjithë qytetarëve.

Procesin e negociatave do ta fillojmë dhe nuk do të jetë i thjeshtë, por afatgjatë, përplot me sfida. Prandaj është e nevojshme që të gjithë të bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe të kemi qasje konstruktive si garancë se këtë herë me sukses do ta kalojmë këtë rrugë” 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota