Evakuohet qendra tregtare në shkup për shkak të alarmit për bombë
BKT
Rajoni dhe Bota

Evakuohet qendra tregtare në shkup për shkak të alarmit për bombë

Qendra tregtare “Siti Moll Shkup” në lagjen e Karposhit për momentin po evakuohet për shkak të alarmit për bombë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n deklaruan se deri tek ta ka arritur informacion për alarm për bombë të vendosur pas çka në terren janë dërguar ekipe të policisë.

Në terren është edhe ekipi i Brigadës së zjarrfikësve me një automjet dhe katër zjarrfikës. Sipas dëshmitarëve okularë, në qendrën tregtare janë kyçur të gjithë alarmet dhe është kërkurar evakuim urgjent,raporton KOHA.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota