Liverpool vendos rekord të ri në Premier League
Paraqitjet e jashtëzakonshme të Liverpoolit kanë vazhduar edhe të mërkurën mbrëma pasi “Red-at” mposhtën West Hamin në transfertë me rezultatin 0-2, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të 19-të në Premier League.
Mohamed Salah dhe Alex Oxlade Chamberlain shënuan për fitoren e Liverpool, duke çuar diferencën e tyre në +19 pikë ndaj ndjekësve më të afërt të Manchester Cityt.
Fitorja ndaj West Ham United, bëhet edhe më e vlefshme kur dihet se Liverpool këtë sezon tashmë kanë mposhtur të gjitha skuadrat.
Është hera e parë në historinë 127 vjeçare të Liverpoolit, që mposhtin të gjitha skuadrat në Premier League brenda një sezoni, dhe këtë e kanë bërë pas vetëm pas 24 javësh.
Liverpool ka mposhtur në të njëjtën mënyrë të gjitha skuadrat edhe në sezonin 1894/1895, kur po garonin në nivelin e dytë të futbollit anglez.























