Reali triumfon në derbin madrilen
Real Madridi e ka fituar derbin e kësaj fundjave në La Ligë, duke mundur Atletico Madridin, me rezultat 1-0, të shtunën në “Bernabeu”.
Ballafaqimi mes dy skuadrave rivale të kryeqytetit spanjoll, ka dhënë një lojë interesante, me rivalitët të theksuar në terren, por edhe në tribunat e stërmbushur me tifozë.
Edhe pse pjesa e parë solli disa raste për gola, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim pa gola.
Në fraksionin e dytë, “Los Blancos” përmes sulmuesit Karim Benzema gjetën rrugën e golit dhe të fitores në minutën e 56-të.
Skuadra e Diego Simeones provoi më gjitha forcat që të paktën të marr një barazim nga ky udhëtim, megjithatë, tentimet e tyre ishin të kota, kështu që fitores në fund iu gëzua skuadra e Zinedine Zidane.
Pas kësaj fitore, Real Madrid “blindon” kreun me 49 pikë, gjashtë më shumë së Barcelona, e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Atletico renditet e pesta me 36 pikë të tubuara.























