S’ka fitore për Arsenalin
BKT
Sport

S’ka fitore për Arsenalin

Arsenali nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në udhëtim tek Burnely.

Burnely dhe “Topçinjtë” kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, në kuadër të javës së 25-të të Premier Leagues.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, me disa raste për gola, por që asnjëra skuadër nuk ia doli të paktën një herë ta dërgojë topin në rrjetë.

Në radhët e Arsenalit, titullar ishin edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Arsenal mbetet në vendin e dhjetë me 31 pikë, aq sa ka Burney në pozitën e 11-të.