City minus 22 pikë prapa liderit të Premier Ligës
BKT
Sport

City minus 22 pikë prapa liderit të Premier Ligës

Futbollistët e Tottenham kanë shënuar fitore kundër Manchester City me rezultat 2:0, në kuadër të javës 25 të Premierë Ligës angleze.

Për fitoren e dhjetë të ekipit londinez sonte u përkujdesën Bergwijn në minutën 63 dhe Song Heun-Min në minutën 71, transmeton KosovaPress.

Pas tri pikëve të reja si vendës, Tottenham renditet në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë, duke rikthyer kështu gjasat për të siguruar njërën nga pozitat që çojnë në ligat evropiane.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola, pas humbjes së gjashtë në kampionat, tashmë kanë mbetur edhe më lar liderit Liverpool, përkatësisht 22 pikë më pak në vendin e dytë.

Liverpool dje shkatërroi Southampton 4:0 dhe prin në tabelë me 73 pikë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit të kampionit, shumë kohë para përfundimit të kampionatit.