Radikalët e Sheshelit sulmojnë aktivisten Natasa Kandic
BKT
Rajoni dhe Bota

Radikalët e Sheshelit sulmojnë aktivisten Natasa Kandic

Në ndërtesën publike komunale, para fillimit të promovimit të librit të ri të fashistit serb, kryetar i partisë radikale serbe, Vojislav Seselj, të titulluar paturpësisht “Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”, ndodhi një incident kur ai urdhëroi rrahjen e aktivistëve të Fondit për të Drejtën Humanitare, aty gjendej edhe ish drejtorja e organizatës Natasa Kandic.

Aktivistët e Fondit për të Drejtat Humanitare dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë kur Seselj kërkoi nga sigurimi që t’i largoj nga ndërtesa.

Mes protestueseve ishte edhe ish drejtorja e kësaj organizate Natasa Kandic, të cilën sigurimi po ashtu e largoi nga korridori i ndërtesës së komunës Stari grad.

Organizata e postoi në llogarinë e tyre në tëitter ku shihet e dëgjohet se Seselj kërkon që aktivistët të largohen nga ndërtesa, transmeton Periskopi.

Promovimi i këtij libri të Seselj filloi diçka pas orës 18:00 do të flasë para publikut edhe vetë autori Vojislav Seselj.

 

 

Ivana Žanić@IvanaZanic

Članovi SRS nam ne dozvoljavaju da uđemo u zgradu opštine Stari Grad na promociju knjige Vojislava Šešelja. Gurali su nas i izbacili napolje.

Embedded video

160

5:59 PM - Feb 5, 2020

Twitter Ads info and privacy

123 people are talking about this

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota