Miq dhe vëllezër jashtë, rivalë brenda fushe!
BKT
Sport

Miq dhe vëllezër jashtë, rivalë brenda fushe!

Derbi AC Milan-Inter është një nga ndeshjet më të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe në gjithë planetin.

Në Milano derbi përjetohet ndryshe nga çdo qytet tjetër në botë.

Të duket sikur dashuria dhe urrjetja janë një kapitull i vetëm në një libër të mbushur me histori, anekdota, befasi, surpriza, emocione, zhgënjime dhe triumfe!

Ata që jetojnë në Milano e dinë më së miri se përballja me “kushërinjtë” nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë “jetë a vdekje”, por thjesht mundësia për të vënë në lojë tjetrin ose për të bërë shaka gjatë gjithë vitit…

Milano nuk e ka njohur kurrë dhunën në Derby della Madonnina, kjo edhe për shkak të nja pakti të vendosur mes Curva Nord dhe Curva Sud, dy tifozeri model në botë!

Fakti që ka pasur lojtarë që kanë luajtur si me Interin, ashtu edhe Milanin apo anasjelltas do të thotë se urrejtja nuk ekziston në të vërtetë, por thjesht “pikturohet” në kuadër të rivalitetit…

Gjatë gjithë vitit, interistë dhe milanistë jetojnë bashkë, punojnë bashkë apo qoftë edhe shoqërohen bashkë! Sigurisht, me thumba, provokime dhe një keqardhje “të fshehur” shpesh për tjetrin, kur kalon momente të vështira…

Derby della Madonnina është një krenari për një qytet që ka fituar Champions League me dy skuadrat e saj, i vetmi rast në botë dhe histori! Derbi i radhës mes këtyre dy gjigantëve italian luhet këtë fundjave, sfidë kjo që parashikohet të jetë e zjarrtë ashtu siç ndodh gjithnjë në duele të tilla.