Parashikimi i hidhur i Guardiolës: Do të shkarkohem nëse…
BKT
Sport

Parashikimi i hidhur i Guardiolës: Do të shkarkohem nëse…

Josep Guardiola, traneri i Manchester Cityt, nuk përdor linja të mesme për të shpjeguar se çfarë i është kërkuar nga drejtuesit në prag të fazës së një të tetave të Champions League.

“Nëse nuk eliminojmë Real Madridin imagjinoj drejtuesit që vijnë e më thonë: kështu nuk shkon më, ne duam Championsin. Je i shkarkuar! E vërteta është se dy javë para një ndeshjeje të tillë janë momentet më të mira të karrierës sonë. Mezi pres ta luajmë këtë ndeshje. Kemi shumë lojtarë të mirë”, tha spanjolli.