Sot seancë për Ligjin për Prokurori Publike
Sharr Travel

Sot seancë për Ligjin për Prokurori Publike

Këtë pasdite, prej orës 15:00 pritet të filloj seanca për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe për Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili dje kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane.

Jozyrtarisht, mësohet se kjo është dakorduar sot në koordinimin mes kreut të Kuvendit,Talat Xhaferi dhe krerëve të grupeve parlamentare, pa VMRO-DPMNE-në. Pritet që brenda ditës të mbaroj debati, ndërsa votimi sipas parashikimeve mund të mbetet për nesër.

Miratimi i dy ligjeve sistematike kërkon një shumicë prej dy të tretave, për të cilën pushtet beson se tashmë janë siguruar.