Fotografohet para tabelës, Republika e Maqedonisë, shkarkohet ministrja

Fotografohet para tabelës, Republika e Maqedonisë, shkarkohet ministrja

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota pro shkarkoi ministren për punë dhe politikë sociale Rashella Mizrahi, për të cilin kryeministri teknik Oliver Spasovki parashtroi deri tek Kuvendi propozim për shkarkim.

Kërkesa pasoi pasi ministrja disa herë u paraqit në konferenca për shtyp të ministrisë përkatës para tabelës me emrin Republika e Maqedonisë, duke anashkaluar kështu emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat-M. 

Sipas Spasovskit me këtë ministrja Mizrahi ka shkelur Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës, të arritur në mes Shkupit e Athinës.