Tottenham në Champions? Ja përgjigja e Mourinhos
BKT
Sport

Tottenham në Champions? Ja përgjigja e Mourinhos

Tottenham “nuhat mundësinë” për të përfunduar kampionatin në zonën e Champions League.

Kështu thotë trajneri i “Spurs” Jose Mourinho në prag të udhëtimit në Aston Villa.

Megjithatë, tekniku portugez është i vetëdijshëm se ka shumë konkurrencë në garën për vendin e katërt që dërgon në Champions.

“Unë mendoj se njerëzit harrojnë se ka pretendentë të shkëlqyeshëm në garën për Ligë të Kampionëve”, tha Mourinho.

“Wolves, Sheffield United, Manchester United, madje edhe Arsenal. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për distancën midis nesh dhe Chelsea”, theksoi strategu portugez.

Tottenham aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë me 37 pikë, katër më pak se Chelsea që renditet e katërta.