12:48 / 16.02.2020
Donnarumma drejt largimit, Milani gjen pasuesin e mundshëm
Deklaratat e fundit të Mino Raiolas rreth Donnarummas kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e portierit te Milani dhe drejtuesit po bëhen gati edhe për një largim të mundshëm të gardianit të tyre që do të sillte të ardhura të mjaftueshme për përforcime të tjera.
Si pasues i tij mendohet Salvatore Sirigu, portier me eksperiencë dhe me kosto të përballueshme për klubin teksa 33-vjeçari nuk do të refuzonte kalimin në një ekip tjetër të madh pas eksperiencës me Paris Saint Germain.























