Juve “harron” Icardin, Reali pas argjentinasit
BKT
Sport

Juve “harron” Icardin, Reali pas argjentinasit

Juventusi duket se ka “harruar” Mauro Icardin e PSG-së.

Sulmuesi argjentinas, i cili po luan tek parisienët në formë huazimi nga Interi, prej kohësh është duke u monitoruar nga Juve, por sipas mediave italiane, torinezët tashmë janë hedhur në sulm për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Por, është gjiganti spanjoll, Real Madrid është duke e monitoruar situatën e Icardit.

Madje, siç raportohet, madrilenët janë futur seriozisht në garë për yllin argjentinas, i cili po bën sezon të madh me PSG-n.

Mësohet se Reali është duke e menduar shkëmbimin e Luka Modriqit dhe Luka Joviqit me Icardin e parisienëve.