18:38 / 19.02.2020
S’ka negociata mes Neymarit dhe PSG-së
Neymar nuk është në bisedime me Paris Saint Germain për zgjatje e kontratës, shkruan “Le Parisien”.
Ditë më parë është raportuar se braziliani është duke negociuara me kampionët e Francës për kontratën e re, por siç raportohet, nuk ka negociatat mes dy palëve.
Ylli brazilian prej kohësh është i lidhur me rikthimin tek Barcelona.
Neymar ka kontratë me PSG-n deri në verën e vitit 2022, por lojtari duket se dëshiron të “divorcohet” me parisienët qysh gjatë verës që po vjen.























