13:31 / 20.02.2020
Lampard e merr sulmuesin shqiptar në stërvitjet e Chelseat
Një futbollist shqiptarë tashmë është bërë shpresë e së ardhmes së Chelseat.
Gjiganti anglez tashmë ka nënshkruar kontratë profesionale me Armando Brojën, i cili po kalon nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë qe një kohë të gjatë te të rinjtë e Chelseat.
Shumë shpesh sulmuesi kuq e zi ka qenë edhe protagonist me golat e tij. Forma e tij e mrekullueshme e ka shtyrë Chelsean të nënshkruaj kontratë profesionale dhe menjëherë pas kësaj Broja është ftuar nga Frank Lampard për të stërvitur me ekipin e parë të Chelseat, raporton GE.
Kjo do të thotë se klubi i madh anglez ka plane afatgjate te lojtari shqiptar.























