Çulev blindon Shkupin, patrulla policore në çdo hyrje-dalje të qytetit

Çulev blindon Shkupin, patrulla policore në çdo hyrje-dalje të qytetit

Ministri i Brendshëm Naqe Çulev sot ka njoftuar se dikasteri që ai drejton po shqyrton mundësinë që në çdo hyrje të Shkupit, 24 orë në ditë, të qëndroj nga një patrullë policore.

Kjo, si masë preventive e incidenteve eventuale. Ndërkohë sa i përket incidentit të armatosur që ndodhi ditë më parë në një kazino në Shkup, me ç’rast mbetën dy persona të vdekur. Çulev tha se hetimi për zbardhjen e rastit po vazhdon.