15:54 / 20.02.2020
Probleme të mëdha për Napolin, Koulibaly do mungojë ndaj Barcelonës
Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly do mungojë në përballjen ndaj Barcelonës, e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Koulibaly ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Parmës në dhjetor dhe ende nuk është shëruar.
28-vjeçari u rikthye në fushë me 9 shkurt duke luajtur 90 minuta në përballjen ndaj Leece, por pas tri ditëve ishte rezervë ndaj Interit.
Trajneri, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se senegalezi nuk do jetë pjesëmarrës në ndeshjen e parë ndaj Barçes.
“Preferoj ta ndal për 7 – 10 ditët e ardhshme, pastaj të jetë në formë të mirë”, deklaroi ai, transmeton arbreshi.
Kujtojmë që ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës do zhvillohet të mërkurën dhe nis në ora 21:00.























