Ramos-Real përplasje për kontratën e re

Ramos-Real përplasje për kontratën e re

Sergio Ramos dhe Real Madrid janë në bisedime të vështira për rinovimin e kontratës.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar kërkon të firmosë një kontratë të re 2-vjeçare, por klubi nuk duket në nxitim dhe dëshiron që të presë deri në verë.

Sipas “As”, kapiteni, i cili kërkon një kontratë më të gjatë se 1- vjeçare, bie ndesh me politikën e klubit, që nuk u ofron një marrëveshje më të gjatë se 12 muaj futbollistëve që kanë kaluar moshën 32 vjeç.

Florentino Perez pranon që të rinovojë me lojtarin vit pas viti dhe nëse ai do të ruajë të njëjtin nivel edhe sezonin e ardhshëm, i është premtuar një kontratë deri në vitin 2022, vitin kur do të luhet Botërori i Katarit.

Për të nisur bisedimet në këto momente as që bëhet fjalë për një lojtar që mbush 34 vjeç në fund të muajit mars.

Kontrata aktuale e ish-talentit të Sevilles skadon në vitin 2021, kur ai do të jetë 35 vjeç atëherë. Veterani e ka bërë gjithnjë të qartë objektivin e tij për ta mbyllur karrierën në “Bernabeu”, ku ai ka kaluar 15 vitet e fundit.

Por duke parë rrogën e tij të lartë, e cila barazohet vetëm nga ajo e Gareth Bale në klub, e bën hezitues Realin.

Në maj, u përfol për një transferim të tij nga madrilenët, por Ramos doli në një konferencë për shtyp dhe tha se ai dëshironte të qëndronte: “Është e vërtetë që unë kam pasur një ofertë nga Kina në tavolinë. Nuk do të gënjej për këtë. Por mua rroga nuk më intereson. Unë do të luaja për Realin e Madridit edhe falas. Nuk kemi folur për çështjen ekonomike. Për mua, marrëdhënia me klubin ka gjithmonë lidhje me besimin dhe dashurinë”.