Superliga vazhdon sot me dy sfida joshëse
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me dy sfida joshëse

Elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot me dy ndeshje të javës së 19-të.

Drenica i bën “konak” Prishtinës, në një sfidë që është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për kryeqytetasit që janë në garë për titull të kampionit.

Drenicasit nuk thyen lehtë në “Bajram Aliu”, andaj Prishtinën e pret një përballje e vështirë.

Ndërkaq, në “Zahir Pajazitit”, Llapi i Tahir Batatinës sfidon Feronikelin. Edhe ky duel parashikohet të jetë i “nxehtë” sepse të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv në këtë duel.

Të dy ndeshjet nisi në orën 13:00.