​Chelsea mposht Tottenhamin në sfidën për Champions
BKT
Sport

​Chelsea mposht Tottenhamin në sfidën për Champions

Chelsea e ka mposhtur Tottenhamin, me rezultat 2-1, të shtunën në derbin e kësaj fundjave në Premier League.

“Blutë” e Londrës zhvilluan një ndeshje të fortë, duke marr tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Giroud (15’) dhe Alonso (48’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Frank Lampard, derisa për skuadrën mike Rudiger (89’), realizoi autogol.

Pas kësaj fitore, Chelsea ‘blindon’ pozitën e katërt me 44 pikë, katër më shumë së Tottenham që renditet e pesta.