Greqi, konferencë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Greqi, konferencë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të kryesojë sot në Selanik një konferencë të nivelit të lartë, të organizuar nga diplomacia greke, lidhur me perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca me titull “Nga Selaniku në Zagreb” do të përqendrohet në perspektivën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në muajin maj në Zagreb.

Në këtë konferencë janë ftuar të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor si dhe për përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Në kuadër të konferencës, Dendias do të takohet me homologun e tij italian dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Bosnjës.