19:36 / 25.02.2020
FSPK dhe RTK rinovojnë Marrëveshjen edhe për një vit
Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës (FSPK) dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK), më 25.02.2020, kanë ri-përtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit edhe për një vit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ismail Sadiku, kryetar i Federatës dhe Lorik Arifaj, i autorizuar me përgjegjësi të drejtorit të televizionit.
RTK është anëtarësuar 2 vjet më parë në Federatën Sportive të Punëtorëve të Kosovës dhe merr pjesë aktive në organizimet e ndryshme.
RTK, përveç pjesëmarrjes, do të ofroj hapësirë mediale për aktivitetet e federatës dhe për njoftimet për aktivitetet në sportet e ndryshme.
Koordinator për zbatimin e marrëveshjes është caktuar producenti i programit të sportit në RTK, Fitim Selmani.























