Një paciente dyshohet për koronavirus në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Një paciente dyshohet për koronavirus në Shkup

Dyshohet edhe për një rast të prekur nga koronavirusi në Shkup.

Bëhet fjalë për një pasagjere, e cila dje pasdite ka arritur në kryeqendër nga Milano.

“Për momentin në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup po kryhet testimi për korona virus tek një pasagjere e cili ka arritur me fluturimin e pasdites nga Milano në Shkup. Rezultatet do të jenë gati për 4 orë, pas çka do ta njoftojmë opinionin”, thuhet në një postim të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në Twitter./Alsat/


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota