Greqi, protesta kundër ndërtimit të kampeve të reja për migrantët
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqi, protesta kundër ndërtimit të kampeve të reja për migrantët

Qytetarët, të cilët jetojnë në ishujt grekë, përshkallëzuan protestën kundër planeve për kampe të reja migrantësh duke njoftuar ndërprerjen e punës për një ditë.

Të gjitha autoritetet rajonale dhe komunale si dhe shumica e bizneseve u mbyllën në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos në Egje.

Popullsia kundërshton ashpër planin e qeverisë për kampe të reja.

Motot e grevës janë “Duam të na kthehen ishujt tanë” dhe “Ishujt nuk duhet të jenë kampi i shpirtrave të humbur”.

Një ditë më parë, policia lëshoi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Lesbos dhe Chios.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota