Nuza pushon, derbi i besohet Selim Isufit
BKT
Sport

Nuza pushon, derbi i besohet Selim Isufit

Nesër do të nisë xhiro e 20-të e Ipko Superligës, ku në program janë dy takime mjaft interesante në Gjilan dhe Ferizaj.

FFK ka bërë publik emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje.

Gjyqtari më i mirë i vitit të kaluar, Genc Nuza nuk është deleguar fare së bashku me dy ndihmësit e tij, Berisha e Selimaj, pas ndarja e tyre e drejtësisë në ndeshjen e javës së kaluar, Vushtrria – Drita, u disktua jashtëzakonisht shumë.

Kryendeshjen e kësaj jave Prishtina – Ballkani do ta drejtojë Selim Isufi me dy ndihmësit e tij, Besnik Morina e Driton Preniqi, derisa takimin tjetër interesant Feronikeli – Trepça '89 do ta drejtojë Besfort Kasumi.

Më poshtë lista e plotë e gjyqtarëve të deleguar për këtë javë: