Reali insiston për Salah, shet Bale-n
BKT
Sport

Reali insiston për Salah, shet Bale-n

Gjiganti spanjoll, Real Madrid insiston që gjatë kësaj verë ta blejë yllin e Liveproolit, Mohamed Salah, raportojnë mediat spanjolle.

“Los Blancos” mësohet se tashmë janë duke përgatitur planin për ta blerë egjiptianin.

Madrilenët janë të gatshëm të heqin dorë nga Gareth Bale në mënyrë që më parat e shitjes se uellsianit të investohen në blerjen e Salah, kartoni i të cilit kap shifrën rreth 110 milionë euro.

Siç raportohet, edhe egjiptiani, i cili këtë sezon të garave, ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 6 asistime, duke se preferon transferimin në Madrid për të nisur një aventure të re në futbollin evropian, transmeton Scanner.

Ndërkaq, Bale prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Bernabeu”, dhe duket se ardhmja e tij, mund të jetë sërish tek Tottenham.