Prekazi e Krasniqi analizojnë sfidat e javës së 20-të në “Arena Sportive”
BKT
Sport

Prekazi e Krasniqi analizojnë sfidat e javës së 20-të në “Arena Sportive”

RTKLive

Emisioni Sportiv në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), “Arena Sportive” sonte vjen me top-ngjarjet sportive të këtij vikendi, raporton RTKLive.com.

Me moderatorin Andin Lokaj, sonte në “Arena Sportive”, do të do të diskutohet për ngjarjet e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në fokus do të jetë ndeshja e shumë përfolur gjatë tërë javës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit. A u arritën pritshmëritë e këtij dueli dhe cili ishte niveli i kualitetit të ndeshjes?

Në studio do të diskutojmë me dy njohësit më të mirë të futbollit kosovar, përzgjedhësit U21 dhe U19 të Kombëtares, Rafet Prekazi dhe Ramiz Krasniqi.

Emisioni Sportiv “Arena Sportive” sonte nis në orën 20:45.