A e vendos titullin “El Clasico”? Përgjigjet Setien
BKT
Sport

A e vendos titullin “El Clasico”? Përgjigjet Setien

Pak orë na ndajnë nga ndeshja më e madhe në planet, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Kjo sfidë që gjithnjë sjellë lojë drithëruese, këtë herë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat që synojnë titullin e kampionit në Spanjë.

Por, trajneri i “Blaugranave”, Quique Setien mendon se kjo ndeshje e vendos titullin e La Ligës. Sipas dueli Real-Barca nuk është e mjaftueshme për titullin e më të mirit në shtetin iberik.

“Mund të jetë ditë shumë e vështirë dhe fitorja do të na rriste diferencën. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për të fituar ligën”, tha Setien, transmeton Scanner.

“Në El Clasico, njerëzit harrojnë rëndësinë e tabelës dhe pikëve dhe fitorja do ishte fantastike, por ka kohë dhe sezoni mund të ndryshojë”, theksoi ai.

Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës luhet në “Bernabeu” dhe nis në orën 21:00.