17:43 / 01.03.2020
Zyrtare: Sigal Prishtina shkarkon Teo Hojc
Teo Hojc nuk është trajner i Sigal Prishtinës. Klubi prishtinas përmes një njoftimi, ka konfirmuar “divorcin” me Teo Hojc.
“Pas rezultateve të pakënaqshme, Trajneri Teo Hojc merr përgjegjësinë për humbjet dhe jep dorheqje nga pozita e kryetrajnerit. Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm ne klubin më të trofeshëm Kosovar. Teos i dëshirojmë suksese në vazhdën e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.























