10:26 / 04.03.2020
Shtyhet edhe ndeshja Napoli – Inter?
Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka bërë të ditur se ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit mund të shtyhet.
Gjysmëfinalja tjetër mes Juventusit dhe Milanit është shtyrë tashmë, shkaku i rrezikut të përhapjes së epidemisë së Koronavirusit.
Njoftimi zyrtar për ndeshjen Napoli – Inter do të mësohet brenda orëve të ardhshme, por raportohet se tashmë është marrë vendimi për të shtyrë ndeshjen, përcjell lajmi.net.
“Ende nuk dimë asgjë, do t’i përshtatemi asaj që vendosin”, ka deklaruar Marotta.
Në Itali fundjavën që shkoi shumë ndeshje janë shtyrë shkaku i Koronavirusit.























