09:12 / 05.03.2020
Bosnje Hercegovina konfirmon rastin e parë me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë në Bosnje Hercegovinë ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus në vend.
Sipas RTRS, nuk ka detaje rreth pacientit të infektuar.
Pritet që ministria të zhvillojë një konferencë shtypi ditën e sotme për të sqaruar opinionin publik.
Bosnja është e ndarë në dy rajone, njëra e mbizotëruar nga serbët dhe tjetra nga kroatët dhe myslimanët boshnjakë.























