Shërohet pacienti i parë nga Coronavirusi në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Shërohet pacienti i parë nga Coronavirusi në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, njoftoi se pacientja e parë me Coronavirus në vend është shëruar.

Pacientja e parë e infektuar kishte ardhur nga Italia para 2 javëve, dhe pas fillimit të simptomave të para, është paraqitur në Klinikë nga ku është diagnostifikuar me koronapozitiv.

Konfirmimi vjen pas dy testeve të bëra dje që kanë rezultuar negativ, dhe së shpejti pritet lëshimi i saj në shtëpi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota