18:44 / 11.03.2020
Futbollistët anglezë në protestë: Të ndërpritet kampionati!
Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA) po mendon të kërkojë zyrtarisht ndërprerjen e kampionatit anglez duke parë situatën alarmante të krijuar nga përhapja e koronavirusit në Angli dhe në pjesën më të madhe të Evropës.
Kreu i sektorit evropian të Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë Bobi Barns rrëfen për “Telegraf” se futbollistët e Premier Ligës po mendojnë të bojkotojnë kampionatin nisur nga përhapja e virusit vdekjeprurës.
Duke marrë shembull nga Italia ku është ndërprerë kampionati i futbollit dhe qeveria ka urdhëruar ndalimin e fluturimeve dhe aktiviteteve publike etj, futbollistët anglezë duan të ndjekin të njëjtën rrugë në mënyrë që të shmangin infektimin dhe përhapjen e koronavirusit























