Inter zbulon vlerën që kërkon për Mauro Icardin
BKT
Sport

Inter zbulon vlerën që kërkon për Mauro Icardin

Inter ka kërkuar 85 milionë euro për sulmuesi, Mauro Icardi që momentalisht është huazim te PSG.

Thuhet se argjentinasi dëshiron rikthimin në Seria A, me Juventus tejet të interesuar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici dhe gruaja e Icardit njëkohësisht agjenti, Wanda Nara janë në negociata për transferimin e lojtarit në Torino.

PSG që një kohë ka hequr dorë nga blerja e Icardit dhe kjo u vërejt dje pasi Icardi qëndroi në stol dhe nuk luajti në fitoren ndaj Borussia Dortmund.

Ka spekulime edhe për rikthimin në Inter, si zëvendësuesi i Lautaro Martinez që është i lidhur me Barcelonën.